Georgina Rodriguez shpërthen në lot kur kujton momentin tragjik

E dashura e Kristiano Ronaldos, modelja spanjolle Xheorxhina Rodriguez, nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj dhe shpërtheu në lot në shfaqjen e saj të re në “Netflix”, ndërsa rijetoi momentin e pikëllimit kur humbi një nga binjakët e saj gjatë lindjes.

Vajza e Xheorxhina-s me futbollistin e shquar portugez, Bella Esmeralda, lindi e shëndetshme në prill të vitit të kaluar në një spital në Mançester, por vëllai binjak i saj vdiq. Influencuesja 29-vjeçare do të flasë për agoninë e saj në serinë e dytë të “I Am Georgina”, e cila do ta ketë premierën në mbarë botën më 24 mars. Një trailer i ri, i publikuar të mërkurën, e tregon atë duke qarë, ndërsa kujtonte atë tragjedi familjare.

“Jeta është e vështirë, por jeta vazhdon. Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e forte,” e pranon Xheorxhina.

Duke iu referuar partnerit të saj futbollisti që e ndihmoi ta kalonte periudhën më të errët në jetën e tyre së bashku.

“Kris me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj me axhendën time. Ai tha Xhio, vazhdo me jetën tënde, do të të bëjë mire. Prioriteti im për momentin është familja dhe fëmijët. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse,” tha mes tjerash Xheoxhina.

Ditëlindja e 28-të e Xheorxhinws do të shfaqet gjithashtu në këtë seri të “Netflix”, kur Kristiano shpenzoi mijëra euro për një shfaqje me drita dhe lazer të projektuar në kullën e famshme ‘Burj Khalifa’ të Dubait./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button