GERB prin në zgjedhjet në Bullgari

GERB prin në zgjedhjet në Bullgari

Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, e ish-kryeministrit Boyko Borissov, pritet të fitojë zgjedhjet në Bullgari – të katërtat në më pak se dy vjet.

Megjithatë, mundësitë për të formuar koalicion qeveritar mbesin të paqarta.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, autoritetet kanë thënë se GERB ka fituar 25.4 për qind të votave.

Rivalja kryesore, partia reformiste, Ne vazhdojmë ndryshimin, e Kiril Petkovit, ka dalë e dyta me 20.2 për qind.

Këto rezultate çojnë në bisedime të vështira për koalicion në një parlament të ndarë.

Ka rrezik që shteti të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Secili prej këtyre skenarëve do të mund të zgjasë jostabilitetin në kohën e krizës së energjisë dhe rritjes së çmimeve të konsumatorëve.

Një situatë e tillë mund të dëmtojë edhe përpjekjet e Bullgarisë që më 2024 të bëhet pjesë e Eurozonës.

Borissov ende nuk e ka komentuar rezultatin zgjedhor.

Partia, Ne vazhdojnë ndryshimin, e ka pranuar humbjen dhe ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“Ne jemi zotuar se nuk do të hyjmë në koalicion me partinë GERB dhe do të vazhdojmë të mbajmë atë premtim”, ka thënë Petkov të hënën, duke shtuar se partia është këmbëngulëse në luftim të korrupsionit endemik.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhen publike të enjten.

LEXO EDHE:

Back to top button