Gërvalla: Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është çështje e mbyllur
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konsideruar çështje te mbyllur vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në një intervistë për gazetaren Jeta Xhara, Gevalla tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë vendim
“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla
Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime, pjesë e së cilave u bë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan dhe BE.
Vendosja e ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Me herët Albin Kurti në një takim me ambasadorin e Turqisë tha se do ta rishikonte këtë vendim.








