Gëzuar ditëlindjen Twitter: Çfarë thoshte tweet-i i parë saktësisht 17 vjet më parë?

Gëzuar ditëlindjen Twitter: Çfarë thoshte tweet-i i parë saktësisht 17 vjet më parë?

" "

Rrjeti social i njohur Twitter u krijua më 21 mars 2006 dhe 17 vjet më vonë ka pësuar ndryshime të shumta.

Twitter është krijim i Jack Dorsey, Evan Williams dhe Biz Stone, dhe në të njëjtën ditë u lançua në internet, u postua tweet-i i parë:

“Just set up my twttr”, është mesazhi që ka publikuar në profilin e tij njëri prej themeluesve, Jack Dorsey.

Interesante, i njëjti mesazh u shit si një NFT në 2021 për 2.1 milion dollarë. Megjithatë, ndërsa tregu NFT dhe kriptomonedha është plot ndryshime, vlera e kësaj NFT ka rënë nën 7,000 dollarë.

Twitter mori pronësi të re vitin e kaluar, kur Elon Musk e bleu atë për 44 miliardë dollarë. Që atëherë, rrjeti social ka kaluar nëpër ndryshime të shumta, të fokusuara kryesisht në funksionalitetin dhe abonimin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button