Gisele Bundchen divorcohet nga Tom Brady pas 13 vitesh martesë

Gisele Bundchen divorcohet nga Tom Brady pas 13 vitesh martesë

Gisele Bundchen thuhet se bëri kërkesë për divorc nga Tom Brady në Florida të premten.

“Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë dhe do të jenë fëmijët tanë, të cilët i dua me gjithë zemër”, shkroi Bundchen, 42-vjeçare, në një postim në InstaStory.

Ajo zbuloi se bashkë me Bradyn, 45-vjeç, do të jenë bashkë-prindër të fëmijëve të tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe, ndonëse është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë të mirat Tomyt”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të tijën, Brady shkroi në InstaStory se morën vendimin “e dhimbshëm dhe të vështirë” “pas shumë konsideratave.

“Ne i dëshirojmë vetëm më të mirën njëri-tjetrit ndërsa ndjekim çfarëdo kapitulli të ri në jetën tonë”, përfundoi ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Page Six njoftoi më 4 tetor se të dyja palët kishin punësuar avokatë divorci dhe po përpunonin detajet e ndarjes, duke përfshirë “kush do të marrë çfarë dhe çfarë financash do të jenë.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: Vivian Lake Brady dhe Benjamin Rein.

LEXO EDHE:

Back to top button