Gjashtë spitale në vend e ndotin ajrin

Ngrohja me mazut duhet të zëvendësohet me ngrohje ekologjike

Gjashtë spitale në vend e ndotin ajrin duke u ngrohur me mazut. Kjo ndodhë me spitalet në Gostivar, Kumanovë, Prilep, Gjevgjeli, Manastir dhe Instituti i Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Shkup. Ngrohja e tyre duhet të zëvendësohet me ngrohje ekologjike. Javën tjetër, spitali i Kumanovës duhet të merrë leje për instalimin e gazit, thotë për Alsat drejtoresha e spitalit Snezana Zaharieva. Ajo pret që instalimi i gazit në spital të fillojë muajin që vijon.

Projekti është gatë tre vjet më parë. Megjithatë, përkundër projektit të përfunduar, kishte nevojë për shpenzime të mëdha financiare dhe jo vetëm kaq, por edhe një proces për kërkimin e lejeve nga më shumë institucione”-tha Snezana Zaharieva, drejtoreshë e spitalit të Kumanovës.

Zaharieva shton se ata çdo vit shpenzojnë 50,000 euro për ngrohje me mazut në spitalin e Kumanovës ndërsa me gaz do të ishte më lirë. Pjesa tjetër e parave thotë se do të përdoren për nevoja të tjera të spitalit. Ministria e Shëndetësisë informon se gazifikimi i spitalit në Strumicë është në fazë përfundimtare. Por ata shqyrtojnë edhe projekte të tjera për ngrohje ekologjike të objekteve shëndetësore në vend.

Me mbështetjen e Bankës Botërore, diskutojmë për efikasitetin e energjisë dhe për objektet e tjera shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë po investon plotësisht në çdo segment të spitaleve, veçanërisht në këtë ku spitali nuk do të jetë më ndotës, do të ngrohet me gaz”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ky sezon, spitali gjinekologjik në Çair nuk ndot, sepse ngrohjen me mazut e ka zëvendësuar me gaz. Ministria e Ekonomisë njoftoi se vitin e ardhshëm do të kenë projekte që ndërtesat komunale të ngrohen në mënyrë ekologjike.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button