Reduktimi i orarit të punës në objektet gastronomike, probleme për turizmin

Gastronomët nga Ohri dhe Struga kanë frikë se vendimi i shtetit për të zvogëluar orët e punës në objektet gastronomike do të zvogëlojë edhe më qarkullimin e tyre tashmë të ulët. Tani ata i bëjnë thirrje shtetit të mos nisë ri-mbyllje eventuale të veprimtarisë së tyre. Ata thonë se do të jetë katastrofike për biznesin e tyre dhe për turizmin, i cili tashmë po vuan dëm të madh për shkak të krizës.

Unë nuk shoh ndonjë logjikë në reduktimin e orëve të punës. Madje është kundër-produktive. Pse? Sepse nëse zvogëloni orët e punës së objekteve gastronomike, atëherë ju bëni që të dalin më shumë njerëz”-tha Erhan Su, pronar i një objekti gastronomik.

Në një situatë të tillë, ndihma e paralajmëruar nga Qeveria, nuk do të zgjidhë asgjë sepse kryesisht ka për qëllim pagën minimale, thonë gastronomët.

Kostoja për kompanitë nuk është vetëm për punonjësit. Kemi edhe shumë shpenzime të tjera ditore, të cilat nuk do të jemi në gjendje t’i përballojmë atëherë. Nëse ky sektor mbyllet përsëri, atëherë nuk ka gjasa që periudha ta përballojmë këtë periudhë”-pohoi Erhan Su, pronar i një objekti gastronomik.

Gastronomët thonë se ndihma e drejtpërdrejtë nga shteti është e domosdoshme për kompanitë në sektorin e turizmit në formën e subvencioneve. Nga ana tjetër, agjencitë turistike shpresojnë se të paktën do mund të t’i mbajnë punonjësit e tyre.

Sigurisht që ajo nuk mund t’i kompensojë humbjet tona, që kemi pasur në të kaluarën dhe që do ti kemi në të ardhmen, por është një kontribut me të cilin do ti mbajmë të punësuarit, për të mbajtur gjallë bizneset tona”-theksoi Jakim Malenko, pronar i një agjencie turistike.

Në periudhën e kaluar, agjencitë janë përballur me një rënie prej 95% të qarkullimit pagesor. Sektori i turizmit dhe gastronomisë në Ohër dhe Strugë ka frikë se për tejkalimin e pasojave do t’u duhen të paktën tre vjet për t’u kthyer në gjendjen e vitit të kaluar.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button