Gjashtë viktima dhe 63 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 677 testime për Covid-19 dhe prej tyre 63 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 573 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 6 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 90.717 persona , ndërsa janë shëruar 78.727. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2.791 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 9.199.

LEXO EDHE:

Back to top button