Gjashtë vite përkushtim – kaligrafi irakian përfundon Kuranin ‘më të madh’ të shkruar me dorë

Gjashtë vite përkushtim - kaligrafi irakian përfundon Kuranin 'më të madh' të shkruar me dorë

Kaligrafi irakian, Ali Zaman ka përmbyllur kryeveprën e jetës së tij: një dorëshkrim monumental të Kuranit, realizimi i të cilit i mori plot gjashtë vite punë intensive dhe përkushtimi të pandërprerë.

Vepra përbëhet nga 302 rrotulla, të shkruara në të dyja anët, ku secila arrin 4 metra gjatësi dhe 1.5 metra gjerësi. Fletët, që ngjasojnë me pergamenë të trashë, janë prodhuar posaçërisht për Zamanin duke përdorur materiale tradicionale si vezë, niseshte misri dhe shap.

“Sa herë që mendoj për këtë Kuran, më pushton një ndjenjë e jashtëzakonshme. I jam mirënjohës Zotit që më dha jetën dhe mundësinë ta përfundoj këtë vepër. Ndihem thellësisht krenar”, ka deklaruar kaligrafi 54-vjeçar për Associated Press, në një xhami të Stambollit ku ruhet dorëshkrimi.

Kaligrafia islame konsiderohet ndër traditat artistike më të çmuara në botën myslimane. Fillimisht ajo shërbeu për ruajtjen dhe zbukurimin e librit të shenjtë të Islamit, ndërsa më pas u shndërrua edhe në element dekorativ për xhami dhe pallate.

Në Turqi, kjo formë arti arriti kulmin gjatë periudhës osmane, kur mbështetej nga shteti dhe kaligrafët krijuan stile të dallueshme. Sot, Stambolli njihet si një nga qendrat më të rëndësishme të këtij arti, i cili në turqisht quhet “hat”.

LEXO EDHE:

Back to top button