Gjata: Përveç luftës, kemi sjell dhe reportazhe me gra e fëmijë që ikin nga lufta

Në kuadër të emisionit të sotëm “Programi 200”, mes të ftuarve ishte edhe producenti i A2 CNN, Pandi Gjata i cili flet për ekipin e këtij televizioni që ka qëndruar në Ukrainë dhe ka sjellë reportazhe nga luftimet si dhe dramën që kanë përjetuar gratë dhe fëmijët ukrainas në përpjekje për të për tu larguar nga vatrat e luftës, shkruan Alsat.

“Reportazhet kanë qenë shumë interesante, me fëmijët me gratë që ikin nga lufta. Nuk është mjaftuar kolegu Jul Kasapi vetëm me raportimin e situatës, bombardime, luftë por me kamerën e tij ka sjell jetë njerëzore, ka sjell atë që po ndodhë dhe që po përjetojnë banorët e Ukrainës. Po ashtu kemi pasur dhe raportime nga kufiri i Polonisë me Ukrainën, atje ku është drama e refugjatëve, e atyre mijëra njerëzve që ikin çdo ditë për t’i shpëtuar situatës së bombardimeve. Pra e kemi parë në kushte shumë të vështira ku punon Jul Kasapi dhe grupi i tij i xhirimit. Nuk është aspak e lehtë për të punuar në një terren të tillë por ja ka dal dhe ka sjellë reportazhe shumë të mira për gjithë audiencën e CNN”, deklaroi Pandi Gjata, producent në A2 CNN./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button