Samoilenko: Ukrainasit nuk kanë problem me rusët, por me shovinizmin rus
Samoilenko: Ukrainasit nuk kanë problem me rusët, por me shovinizmin rus
Ukrainasit nuk kanë problem me popullin rus, por me shovinizmin rus, tha në emisionin “200” në Alsat, përfaqësuesi i komunitetit ukrainas në Maqedoni, Volodymyr Samoilenko.
Duke folur për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, ai ndër të tjera tha:
“Ne nuk kemi asnjë problem me popullin rus. Ne nuk kemi asnjë problem as me kulturën ruse. Por ne kemi problem me shovinizmin rus dhe atë që Putin tha përpara se të pushtonte Ukrainën: Ukraina nuk ekziston, populli nuk ekziston, gjuha nuk ekziston, asgjë nuk ekziston. Kjo është njëjtë sikur një njeri që tha se populli hebre nuk ekzistonte dhe më pas filloi t’i shkatërronte ata”, thotë Samoilenko./ Alsat.mk








