Gjatë krizës energjetike, disa qytetarë akuzojnë pikat e karburantit për çmime të larta

Gazetar: Angell Dimovski

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi hetim ndaj kompanive, të cilat gjatë krizës energjetike kanë shitur karburante me çmime më të larta dhe sipas tij, kanë realizuar fitime të mëdha në kurriz të qytetarëve. Qytetarët në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se një reagim i ngjashëm nevojitet edhe tek ne. Ata thonë se çmimet e karburanteve duhej të ishin shumë më të ulëta dhe kërkojnë që institucionet të vërtetojnë nëse dikush ka përfituar padrejtësisht në dëm të popullit

Si më parë me miellin, miell kishte sa të duash, por ata thoshin se nuk ka, prisnin të rritej çmimi që të fitonin më shumë“, tha një qytetar.

“Prisnin të rritej çmimi dhe pastaj e jepnin. A nevojiten kontrolle? – Duhet të ketë“, tha një qytetar tjetër.

“Normalisht që nuk e jepnin me qëllim. Kishte karburant, por pikat e karburantit nuk e jepnin që çmimi të rritej“, theksoi qytetari.

Autoritetet te ne thonë se vazhdimisht ka pasur kontrolle dhe nuk janë zbuluar parregullsi.

“Kontrollet inspektuese realizohen në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë vitit 2026. Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit apo keqpërdorime të tjera që do të tregonin kufizim të qëllimshëm të furnizimit për konsumatorët. Te një pjesë e pikave të karburantit është konstatuar ndërprerje e përkohshme e furnizimit për shkak të shterimit të rezervave, pas së cilës furnizimi është normalizuar“, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

• Kontrollet inspektuese realizohen në mënyrë të vazhdueshme
• Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit

Në kohën shtrenjtimit të madh të derivateve qytetarët vazhdimisht reagonin se një pjesë e pikave të karburantit, gjatë ndryshimeve të çmimeve, nuk lejonin furnizimin, i mbyllnin përkohësisht pikat dhe prisnin të kalonte mesnata për të filluar shitjen me çmimet e reja, më të larta. Në disa pika të karburantit madje sipas qytetarëve kishte kufizime dhe nuk lejonin furnizim me karburant mbi 1.000 deri në 2.000 denarë për automjet./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button