Gjenden 27 emigrantë të vdekur në bregdetin libian

Trupat e të paktën 27 emigrantëve të nisur nga Evropa janë derdhur në breg në Libinë perëndimore, ka thënë Gjysmëhëna e Kuqe e vendit.

Trupat e emigrantëve, duke përfshirë një foshnjë dhe dy gra, u gjetën vonë të shtunën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Khoms, rreth 90 km nga Tripoli, tha dega e Gjysmëhënës së Kuqe atje. Tutj u bë e ditur se tre emigrantë të tjerë u shpëtuan dhe përpjekjet e gjetjes së të tjerëve janë duke u zhvilluar.

Imazhet e publikuara nga mediat libiane treguan kufoma të rreshtuara përgjatë bregut dhe më pas të vendosura në çanta trupash. Emigrantët ka të ngjarë të kenë vdekur në përmbytjet e fundit të anijeve në Libi, një pikë kyçe nga ku nisen emigrantët afrikanë dhe aziatikë, që bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të arritur në Evropë, shkruan Aljazeera.

Rreth 1 mijë e 500 emigrantë janë mbytur në aksidente të shumta varkash dhe përmbytje të anijeve në rrugën e Mesdheut Qendror këtë vit, sipas agjencisë së emigracionit të OKB-së.

Tragjedia e fundit vjen vetëm disa ditë pasi 160 emigrantë vdiqën brenda një jave në incidente të ngjashme, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura këtë vit në 1 mijë e 500, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).

IOM thotë se më shumë se 30 mijë emigrantë janë kapur në të njëjtën periudhë dhe janë kthyer në Libi. Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar ngushtë me Rojet Bregdetare Libiane për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button