Gjenden 3 prostituta të vrara, dyshohet për një vrasës serial

Gjenden 3 prostituta të vrara, dyshohet për një vrasës serial

Tre gra janë gjetur të ekzekutuara në 24 orët e fundit në Romë, duke ngritur në këmbë autoritetet policore dhe vënë në ankth banorët e zonave ku u gjetën trupat.

Dy prej viktimave me origjinë kineze u gjetën në një ndërtesë në lagjen Prati, një prej të cilave në katin e parë, ndërsa e dyta brenda një apartamenti.

Viktima e tretë një 65-vjeçare me origjinë nga Amerika e Jugut u gjet po ashtu në lagjen Prati, në një apartament në rrugën “Durrësi”

Viktimat, të treja prostituta, u goditën me thikë për vdekje. Ndërkohë që hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Grupi hetimor po ashtu po analizon tabulatet telefonike të viktimave për të parë kontaktet e bëra me “klientët” orët e fundit. Gjithashtu janë mbledhur dhe filmimet e kamerave të sigurisë në disa rrugë.

LEXO EDHE:

Back to top button