Gjenden mbeturina mjekësore afër Q.S. “Boris Trajkovski”, inspektorati heton rastin
Alsat
24.08.2020 11:39
Ekipet e “Higjienës Komunale” dhe të Inspektoratit të Qytetit në qytetin e Shkupit gjatë vikendit kanë gjetur mbetje mjekësore- shiringa, të cilat janë hedhur në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Për momentin po punohet për gjetjen e laboratorit që ka hedhur në shiringat në mënyrë të jashtëligjshme.
“Shërbimet e Inspektoratit periudhën e ardhshme do të punojnë për gjetjen e laboratorit që ka hedhur mbeturinat në mënyrë të jashtëligjshme, pas çka do të sanksionohen. Gjatë ditës së djeshme janë kontaktuar edhe ekipet e N.P. “Drislla”, të cilët me pajisje speciale kanë larguar mbeturinat medicinale”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.