Kryeministri japonez, Abe brenda një jave përfundon dy herë në spital


Kryeministri japonez Shinzō Abe sërish ishte në spital në Tokio, dy herë gjatë javës së kaluar.

Abe, i cili një kohë të gjatë vuan nga ndezja në zorrë, kohën e fundit, gjithashtu, është ankuar edhe për lodhje, transmetojnë mediumet britanike.

Në një fjalim të shkurtër pas kthimit nga spitali Abe tha se dëshiron të bëjë gjithçka që të jetë i shëndetshëm dhe ta japë maksimumin në punë.

Spekulohet, megjithatë, se Abe për shkak të problemeve shëndetësore do të tërhiqet nga funksionin si i pari i Qeverisë japoneze, ndërsa si një prej kandidatëve më seriozë të cilët mund ta zëvendësojnë në këtë funksion përmendet zëdhënësi qeveritar Joshido Suga.

Abe edhe në vitin 2007 për shkak të arsyes së njëjtë është dashur ta braktisë funksionin e kryeministrit.

LEXO EDHE:

Back to top button