Gjeorgjia ka shënuar rekord 26,000 infeksione të reja COVID-19

Rastet aktive të koronavirusit aktualisht janë 180,031

Gjeorgjia regjistroi të mërkurën 26,320 infeksione të reja COVID-19, shifra e saj më e lartë njëditore që nga fillimi i pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri total i rasteve të vendit euroaziatik u rrit në më shumë se 1.22 milionë dhe 44 vdekje të tjera të lidhura e çuan numrin e vdekjeve në 15,060. Rastet aktive të koronavirusit aktualisht janë 180,031.

Janë administruar afro 2.8 milionë doza vaksinash dhe mbi 1.22 milionë njerëz, ose rreth 33% e popullsisë, janë plotësisht të vaksinuar.

BE dhe OBSH së fundi i dhuruan Gjeorgjisë pajisje mjekësore, duke përfshirë 2000 pulsoksimetra dhe 180 përqendrues oksigjeni, për ta ndihmuar atë të luftojë sëmundjen. /AA

LEXO EDHE:

Back to top button