Gjermani, certifikatë digjitale vaksinimi prej nesër

Dëshmia digjitale për vaksinimin kundër koronavirusit do të mundësohet që nesër në Gjermani. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha se çertifikata digjitale e vaksinimit do të jetë integrohet hap pas hapi në aplikacionet e celularëve inteligjentë.

Shumë farmaci në të gjithë Gjermaninë do të kenë për herë të parë mundësinë të nxjerrin dëshmi digjitale të vaksinimit të plotë kundër Coronas. Këtë e njoftoi të martën Bashkimi Federal i Shoqatave të Farmacistëve Gjermanë.

Në të ardhmen, do të jetë e mundur që dëshmia digjitale të jepet drejtpërdrejt në klinika mjekësore ose qendra vaksinimi dhe më pas të përdoret përmes celularëve inteligjentë. Do të jenë të mundura edhe lëshimet e mëvonshme të dëshmisë digjitale – për shembull te mjekët dhe farmacitë. Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, aplikacioni shoqërues i quajtur CovPass – i zhvilluar nga Instituti Robert Koch dhe IBM – do të jetë i disponueshëm paraprakisht në dyqanet e aplikacioneve.

Çertifikata digjitale e vaksinimit mund të integrohet gjithashtu në aplikacionin paralajmërues për Coronan. Zhvilluesit e aplikacionit gjurmues të virusit publikuan versionin aktual 2.3.2 në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google të mërkurën në mbrëmje. Sidoqoftë, mund të duhen disa orë që përditësimi të jetë i dukshëm për të gjithë përdoruesit. Përveç kësaj, çertifikata e vaksinimit do të jepet e dorëzuar edhe në letër.

certifikata digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass

Në Gjermani, që nga fundi i majit po bëhen teste në terren me dëshminë digjitale në disa qendra vaksinimi. Testohet nëse qytetarët mund të skanojnë dëshminë pas vaksinimit me një aplikacion. Kjo pastaj mund të kontrollohet në të gjithë Evropën – për shembull kur udhëton. Çertifikata dixhitale e vaksinimit nuk ka për qëllim të zëvendësojë broshurën aktuale të verdhë të vaksinimit, por ta plotësojë atë./DW

LEXO EDHE:

Back to top button