Gjermani, eksportet shënojnë përmirësim pas krizës nga pandemia


Alsat
09.07.2020 11:57
Eksportet gjermane kanë shënuar një rritje të lehtë pas rënies dramatike disa muaj më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas shifrave të publikuara sot.
Vlera e eksporteve gjermane është rritur me 9% në maj në raport me muajin prill, kur eksportet shënuan një rënie prej 31,1% në rend vjetor ndërkohë që pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha.
“Gjithashtu, vlera e mallrave të eksportuara në muajin maj ka pësuar një rënie prej 29,7% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 80,3 miliardë euro”, sipas Destatis.
Paralelisht, vlera e mallrave të importuara në Gjermani u rrit me 3,5%, në 73,2 miliardë euro në maj krahasuar me muajin prill, por u ul me 21,7% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, Shoqata e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Gjermane (DIHK) dhe Federata e Industrive Gjermane (BDI) pret një rënie të eksporteve me 15 % në vitin 2020, nëse pandemia vazhdon.