Gjermani, konfirmohen eksportet ushtarake prej 522 milionë eurosh për Turqinë

Qeveria gjermane ka miratuar eksporte armësh drejt Turqisë me vlerë 522 milionë euro (620 milionë dollarë) që nga viti 2002, sipas një përgjigjeje nga Ministria gjermane e Ekonomisë ndaj një pyetjeje në parlament të Sevim Dagdelen të partisë ”Die Linke”.

Pajisjet e eksportuara mund të përdoren për ndërtimin ose montimin teknik të anijeve luftarake, sipas dokumenteve.

Ndërkohë, pajisje me vlerë 128,8 milionë euro janë caktuar për nëndetëset.

Dorëzimet e tilla të armëve janë tani shumë të diskutueshme për shkak të konfliktit midis partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, rreth rezervave të gazit natyror në Mesdheun Lindor.

Deri tani, qeveria federale gjermane ka parandaluar vetëm eksportin në Turqi të armatimeve që mund të përdoren në luftën siriane.

Sidoqoftë, shpërndarja e pajisjeve luftarake për sektorin detar vazhdon të miratohet.

Qeveria e Greqisë, një partnere e Bashkimit Europian, i ka kërkuar Gjermanisë që të ndalojë eksportet për anijet luftarake turke.

LEXO EDHE:

Back to top button