Krasniq: Këtu gjendem pa të drejtë, nuk jam fajtor

Ish-zëdhënësi I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi në seancën e parë ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se angazhimi i tij ka qenë në luftën kundër okupatorit dhe jo kundër individëve. Me këtë rast Krasniqi u shpreh i prerë se nuk është fajtor dhe se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe.

Ai gjithashtu, deklaroi se ndjehet mirë pasi nuk është ai krimineli që duhet të gjykohet.

“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as aq se si me trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej vetën më shumë së mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”, shtoi Krasniqi.

“Kur nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë veshur petkun e krinimelit. Kur në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Në aktakuzë po i ndani shqiptarët në katolik e mysliman, kjo është fyese, unë nuk jam as katolik e as mysliman, unë jam shqiptarë. Ne një kohë të gjatë në kohë shumë të vështira, në jetë a vdekje u vumë në mbrojtje të vatanit. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është në Serbi dhe tek mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore. Unë nuk do të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qen i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë dhe ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim, por besoni se ma shumë kanë pas të drejtë ata, se sa sot që gjendem këtu”, u shpreh Krasniqi.

Jakup Krasniqi sot u shpreh se në Hagë gjendet me pa të drejtë dhe se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe.

“Është padrejtësi e madhe, por do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Njeriu është më i fort se guri, dhe atë që se mban guri e mban njeriu. Popullim im ka pas shumë padrejtësi dhe nuk ka pas nevojë për këtë padrejtësi’, tha Krasniqi.

Në seancën e parë të gjyqit në Hagë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ka pranuar të ketë avokat meqë kjo i është kërkuar nga familja dhe miqtë.

Ai ka thënë para gjykatësit që nuk i duhet avokati meqë nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat me të cilat ngarkohen përmes aktakuzës.

“Unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës, dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim as me bindjen time se më duhet avokati, por ishte dëshira e familjes dhe shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe jam i bindur që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit, as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK-së”, deklaroi Krasniqi.

LEXO EDHE:

Back to top button