Gjermani: Policia gjen trupat e pesë fëmijëve

Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Gazeta gjermane Bild publikoi pamjet e tre ambulancave përpara ndërtesës, shton Reuters.

Solingen është një qytet afër Dusseldorf në Gjermaninë perëndimore.

Trupat u gjetën në një shtëpi private në një ndërtesë apartamentesh, i tha agjencisë gjermane DPA një zëdhënës i policisë në qytetin afër Wuppertal.

Nuk është e qartë se kush i gjeti trupat, shton DPA dhe deri më tani, nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes ose të dyshuarve të mundshëm/KP.

LEXO EDHE:

Back to top button