Gjermani: Vrau bashkëshorten e tij, burgim të përjetshëm për burrin nga Kosova

Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm një burrë nga Kosova.

32-vjeçari e ka vrarë bashkëshorten e tij në muajin shkurt.

Sipas trupit gjykues i pandehuri e ka vrarë gruan e tij me tre të shtëna derisa ajo ishte ulur në ulësen e pasme të makinës.

Gjykata si motiv për ngjarjen e ndodhur e merr xhelozinë.

Policia e kishte gjetur trupin e viktimës gjatë një kontrolli në trafik në qytetin e Mindfeld, përderisa i dyshuari ishte kapur duke dalë nga vetura me armë në dorë.

I pandehuri kishte pasur frikë nga ndarja me bashkëshortën e tij dhe fëmijët.

Kosovari tanimë ka marr dënimin maksimal sipas ligjeve gjermane në fuqi, raporton RTL.de përcjell Klan Kosova.

LEXO EDHE:

Back to top button