Gjermania heq Kosovën nga “lista e zezë” për COVID-19

Shteti i Gjermanisë ka hequr Kosovën nga lista e shteteve si “zonë me rrezik veçanërisht të lartë” për COVID-19, pas uljes së rasteve të reja javëve të fundit.

Kosova tani është pjesë e listës që njihet vetëm si “zonë rreziku”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani, të shtunën pasdite.

Pasi që Kosova kishte kaluar shifrën e 200 rasteve për 100 mijë banorë, në lakoren shtatëditëshe, ajo klasifikohej në “listën e zezë”. Tani nga e diela e 16 majit, emri i Kosovës do të jetë pjesë e listës tjetër.

Sipas Ambasadës, shtetasit e Kosovës (dhe ata gjermanë që kanë qëndruar në Kosovë) kur udhëtojnë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ PCR gjatë hyrjes (marrja e mostrave maksimumi 72 orë para hyrjes) ose të hyjnë në karantinë apo vetizolim shtatëditor. Në rast të posedimit të testit negativ nuk është i nevojshëm karantinimi.

LEXO EDHE:

Back to top button