Gjermania i paralajmëron qytetarët që të mos udhëtojnë në shumë rajone evropiane

Gjermania ka vendosur më shumë rajone nga 11 vende evropiane në listën e zonave me rrezik të lartë për udhëtime për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus dhe paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë te këto vende.

Në listën e re të publikuar sot janë vendosur disa rajone të Çekisë, Francës, Portugalisë, transmetojnë mediumet britanike.

Sipas MPJ-së gjermane, qytetarët paralajmërohen mos të udhëtojnë në Çeki, përveç në rajonin Usteqki dhe Moravi-Shlezija, në rajonin francez në luginën e Loarës, Bretanjës, Normandisë, si dhe në rajonin e gjërë të Lisbonës në Portugali.

Gjermania jep paralajmërime për rrezik për rajone ku numri i të sëmurëve me Covid- jatë javës kalon numrin 50 në 100.000.

Disa qytete të Francës, përfshi Parisin janë vendosur në këtë listë.

LEXO EDHE:

Back to top button