Zgjedhjet në SHBA: Trump nuk do të angazhohet për transferimin paqësor të pushtetit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit në rast se ai humb në zgjedhjet e nëntorit, shkruan BBC.

“Epo, do të duhet ta shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump në një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu theksoi se nuk e përjashton mundësinë që rezultati i zgjedhjeve të përfundojë në Gjykatën Supreme të SHBA-së, pasi ai përsëri tha se ka dyshime rreth votimit përmes postës.

Këto deklarata të presidentit Trump vijnë gjatë kohës kur shumë shtete po inkurajojnë votimin përmes postës, me qëllim që të mbrohen nga koronavirusi.

Gjatë pyetjes për një transferim paqësor të pushtetit, Trump gjithashtu u ankua për fletëvotimet.

“Jam ankuar fuqishëm për vletëvotimet. Fletëvotimet janë katastrofë”, shtoi Trump.

“Hiqni qafe fletët e votimit dhe do të keni një transferim shumë paqësor – nuk do të ketë transferim, sinqerisht, do të ketë një vazhdim”, pohoi Trump.

LEXO EDHE:

Back to top button