Gjermania lëshon paralajmërim për “akull të zi” në rrugë

Shërbimi meteorologjik gjerman ka lëshuar një paralajmërim për "akull të zi", rrugë të akullta në zonën nga Hamburgu në Bavarinë qendrore dhe në të gjithë shtetin e North Rhine-Westphalia.

“Shmangni udhëtimet e panevojshme dhe qëndroni brenda sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë, sipas Bild.

Një numër i madh aksidentesh trafiku kanë ndodhur gjatë natës në Gjermani për shkak të rrugëve të akullta, sipas medias. Autoritetet në shtetin e Baden-Württemberg raportuan se kishte pasur disa aksidente trafiku të shkaktuara nga akulli.

Në disa pjesë të Bavarisë, shumë rrugë do të mbeten të mbyllura sot për shkak të rrezikut të rrëzimit të pemëve ose thyerjes së degëve, raporton Tanjug.

LEXO EDHE:

Back to top button