Gjermania merr 50 mijë punëtorë nga ballkani

Gazetar: Ile Petrevski

Paralajmërimet e ardhura nga Gjermania se këtë vit nga Ballkani do të importojë fuqi punëtore duhet të ndezin dritën e kuqe në ekonomitë e rajonit. Ekspertë dhe biznesmenë për Alsat komentojnë se nëse realizohet plani i ekonomisë më të fuqishme evropiane për të marrë 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga vendet përreth në fabrika gjermane, në atë rast nuk do të ketë më ekonomi në Ballkan. Biznesmeni Goran Rafailovski është i bindur se më shumë se 150.000 persona do të niseshin menjëherë nga Ballkani, dhe në mesin e tyre do të ketë një numër të madh të punëtorëve të kualifikuar për aktivitete të caktuara për të cilat kudo ka mungesë.

 “Ne nuk po bëjmë asgjë për atë temë, si të mbajmë njerëzit tanë këtu. Nuk kemi veçuar asnjë plan se si mund ta bëjmë vendin të vetë qëndrueshëm. Ne jemi të paqëndrueshëm në vetvete. Ne jemi të varur nga ushqimi, ne jemi të varur nga energjia, jemi shumë keq dhe të pazgjidhur për sa i përket autostradave”, tha Goran Rafailovski biznesmen.

Është shumë e sigurt që Gjermania do ta realizojë atë që ka planifikuar, sepse projeksioni i tyre është ekonomia e tyre të përparojë dhe arsyeja e dytë është se popullsia e tyre po plaket njëjtë si në gjithë Evropën, kështu që importi i fuqisë punëtore do të jetë i pashmangshëm. Kështu mendon profesori universitar i së drejtës së punës, Llazar Jovevski. Ai për Alsat shton se Gjermania i njeh mirë punëtorët nga Ballkani që janë të zellshëm dhe punëtorë. Profesori konsideron se është tepër vonë për të bërë diçka sepse qytetarët e Maqedonisë nuk po largohen vetëm për shkak të pagave të ulëta.

 “Ata po largohen për shkak të shumë faktorëve, për shkak të ndarjes së madhe, për shkak të atmosferës së përgjithshme në vend, pastaj për shkak të ndarjes së madhe, për shkak të korrupsionit, për shkak të mungesës së shtetit ligjor, për shkak të mos realizimit të drejtave personale. Të rinjtë nuk janë aspak naivë dhe shohin se çfarë po ndodh në shoqëri, shohin se kush përparon dhe si përparon”, deklaroi Lazar Jovevski, profesor universitar.

Qeveria gjermane e mori këtë vendim në vitin 2019, por pandemia e shtyu gjithë projektin për shkak të stagnimit të ekonomive botërore. Ndërsa, Qeveria shpreson se do t’ua ndërrojnë mendjen të rinjve nga largimi përmes të ashtuquajturve plane operative për punësim, si ndihma të ndryshme në vetëpunësim, trajnime etj. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button