Gjermania përballet me rritje të numrit të certifikatave të falsifikuara të vaksinimit

Policia në Gjermani po heton mijëra raste të falsifikimeve të dyshuara të certifikatave të vaksinës anti-COVID.

Të dhënat nga 16 zona treguan se mbi 12 mijë hetime janë hapur në vend.

Dpa raportoi se numri u rrit në dhjetor pasi autoritetet njoftuan për kufizime të reja që të pavaksinuarit mbeteshin jashtë eventeve publike.

Ata që morën certifikata false ose i pajisën të tjerët me këto certifikata mund të përballen me dënime, nga gjobat deri te dënimet me burgim apo humbje të punës.

Gjermania pritet të fillojë debatimin për ta bërë vaksinimin të detyruar gjatë muajve në vijim.

Gati 73% e popullsisë së Gjermanisë janë plotësisht të vaksinuar, me gati 48% me doza përforcuese.

LEXO EDHE:

Back to top button