Gjermania pezullon certifikimin e gazsjellësit rus
Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar përkohësisht procesin e miratimit të gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”. Përmes këtij gazsjellësi Rusia synon ta furnizojë Gjermaninë me gaz natyror. Rregullatori gjerman arriti në përfundimin se “do të ishte e mundur të certifikohej një operator i gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vetëm nëse ai është i organizuar sipas ligjit gjerman”. Vendimi i rregullatorit ndodhë pasi Evropa po përballet me rritjen e çmimit të energjisë. Një të tretën e furnizimeve me gaz Evropa e ka nga Rusia. Tubacioni rus do të dyfishojë furnizimet me gaz rus në Gjermani. Autoritetet gjermane kanë thënë se tubacioni është i nevojshëm për ta ndihmuar vendin të shmang qymyrin dhe energjinë bërthamore. Gjermania është ekonomia më e madhe evropiane. Por, kritikët thonë se gazsjellësi do të rrisë varësinë energjetike të BE-së nga Rusia, ndërkohë që do t’i mundësojë Moskës të shmang Ukrainën, duke i pamundësuar këtij vendit të përfitojë miliarda dollarë në vit tarifa tranziti./Alsat.mk








