Gjermania valon flamurin e ylbertë në ndërtesa

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Feaser, të martën e ka ngritur flamurin e ylbertë para ndërtesës së Ministrisë. Feaser ka thënë se flamuri lejohet të valojë “në ditët e caktuara”, siç janë marshimet e krenarisë ose përvjetori i 28 qershorit të kryengritjeve të Stonuollit të vitit 1969 në New York, që ndihmuan nxitjen e lëvizjes globale LGBTQ.

Ministria e Brendshme e bëri të ditur vendimin e saj në një deklaratë një muaj më parë. Janë disa festa kombëtare e ditë të tjera kur nuk do të lejohet.

Ministria ka njoftuar se deri më tani nuk kishte asnjë rregull që e lejonte zyrtarisht flamurin, gjë që në të kaluarën ka çuar shpesh në diskutime.

LEXO EDHE:

Back to top button