Gjiganti BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për këshilla mbi kërkimin e naftës dhe gazit
Gjiganti BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për këshilla mbi kërkimin e naftës dhe gazit
Gjiganti i naftës dhe gazit BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar vendimmarrjen e inxhinierëve të saj.
Kjo pasi, siç raportojnë mediat e huaja, kompania nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me kompaninë amerikane të teknologjisë Palantir.
Kompania britanike planifikon të përdorë modele të mëdha gjuhësore për të analizuar automatikisht të dhënat nga faqet e saj dhe për të prodhuar këshilla për të ndihmuar njerëzit të arrijnë në përfundime.
Marrëveshja e re bazohet në një partneritet dhjetëvjeçar gjatë të cilit teknologjia e Palantir është përdorur për të krijuar një “binjak dixhital” të operacioneve të naftës dhe gazit të BP.
Përdorimi i AI gjeneruese po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në çdo industri, nga përshtatja e gjuhës së përdorur për t’iu drejtuar blerësve deri tek ndihma e studiuesve dhe shkrimtarëve.
Debati vazhdon rreth asaj nëse AI do të zëvendësojë ose përmirësojë vendet e punës ekzistuese.