Gjithnjë e më shumë të rinj po vendosin për studime jashtë shtetit
Gjithnjë e më shumë të rinj po vendosin për studime jashtë shtetit
Gazetar: Avni Tahiri
Interesimi i të rinjve nga vendi për të ndjekur studimet jashtë shtetit po rritet ndjeshëm, ndërsa Sllovenia mbetet një nga destinacionet më të preferuara. Sipas të dhënave jozyrtare, mbi 2,000 studentë nga Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të studiojnë në këtë shtet të Bashkimit Evropian vetëm gjatë dy viteve të fundit. Sipas Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, arsyeja kryesore që të rinjtë zgjedhin Slloveninë është perceptimi se diploma e fituar atje hap më shumë mundësi ndërkombëtare për studentët.
“Studentët tonë shkojnë në Slloveni dhe saktë rreth 2000 studentë tanë gjenden në Slloveni, sepse Sllovenia është anëtare e BE-së dhe me këtë lëvizje mendojnë se do i kenë dyert e hapura në botë por ky është problem më i vogël, problem shtesë është që duhet ndryshim në programet tona shtesë për çfarë veç më diskutojmë me universitetet shtetërorë në Maqedoni që të vendosen programe studimore të cilat janë aktuale dhe do të mund të sigurojnë vende punë apo të ketë vende të lira në tregun e punës, sepse veç më diskutojmë në këtë temë, me ligjin e ri të arsimit të lartë, ligjin e ri të kërkimeve shkencore, llogarisim se ky problem do të tejkalohet”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas Janevska, tashmë janë duke u zhvilluar diskutime me universitetet shtetërore për programe të reja studimore, më aktuale dhe të lidhura me nevojat e tregut të punës. Sipas saj, me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, pritet që kjo situatë të përmirësohet.
”Shumë vite më herët është promovuar që ky shtet nuk është i mirë se këtu ndodhin dhe realisht ndodhen, dukuritë negative sociale ku fëmijët pa varësisht se ne mund të mendojmë se nuk janë të vetëdijshëm ato janë të vetëdijshëm dhe duhet ndryshim të sistemit gjithëpërfshirës, me respektimin e së drejtës, të ligjeve, uljen e korrupsionit dhe krimit që të rinjtë ta kthejnë besimin në shtetin e tyre”, shtoi ajo.
Ndërkohë, përderisa pritet që të fillohet me reformat e paralajmëruara, trendi i largimit të të rinjve për studime jashtë vendit vazhdon të rritet nga viti në vit ndërsa kohëve të fundit në vendin tonë, studentet e shtetit të Turqisë, e shohin si destinacion për të kryer studimet./Alsat.mk








