Gjoba 275 vozitësve, tejkaluan shpejtësinë

Gjoba 275 vozitësve, tejkaluan shpejtësinë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.03.2024) ka kryer kontrolle të shtuara në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 275 vozitës.

Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Sipas raportit të MPB-së 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 120 jashtë mjediseve urbane.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button