Gjoba për pronarët, Italia prezanton testin e ADN-së së jashtëqitjeve të qenëve

Gjoba për pronarët, Italia prezanton testin e ADN-së së jashtëqitjeve të qenëve

Në Itali ka hyrë në fuqi një procedurë sipas së cilës do të bëhet analiza e ADN-së e jashtëqitjeve të qenit për të gjetur dhe ndëshkuar pronarët që nuk pastrojnë pas tyre në rrugë.

Procedura e propozuar në vitin 2017 në rajonin e Piemonte, në disa komuna të rajoneve të caktuara italiane, vetëm tani ka hyrë në fuqi. Siç shtojnë ata, bashkia e Karmanjolës në provincën e Torinos ka detyruar të gjithë pronarët e qenve që të marrin një tampon fyti me një mostër të pështymës së qenit te një veteriner ose në një strehë qensh.

Bazuar në këtë material biologjik, komuna po krijon një bazë të dhënash të ADN-së për të gjithë qentë, kështu që kur një zyrtar i autorizuar has jashtëqitje qensh në rrugë, ai mund t’i marrë dhe ta dërgojë në një laborator që bashkëpunon me Institutin Zooprofilaktik të Piemonte, Liguria dhe rajonet Valle d’Aosta.

Përdoret e njëjta teknikë që përdorin mjekët ligjorë në hetimin e veprave penale. Falë materialit gjenetik, përcaktohet me saktësi 100% se kujt i përket qeni dhe sanksionohet pronari. Massimiliano Pampaloni, këshilltar për sistemet e informacionit, digjitalizimin dhe higjienën urbane të asaj komune, ka projektuar këtë iniciativë, pra një test që kushton 40 euro.

Gjobat janë 100 euro plus 40 euro për shpenzimet e analizës, 10 euro për njoftim, që do të thotë 150 euro për çdo jashtëqitje të mbetur në rrugë, ndërsa përcaktimin e ADN-së së qenit pronarët janë të detyruar ta paguajnë vetë.

Autoritetet që vendosën këto masa pohojnë se është e nevojshme jo vetëm sepse është e paqytetëruar lënia e feçeve të qenve në rrugë dhe sheshe, por edhe për shkak se ato përbëjnë rrezik për shëndetin publik si dhe për qentë e tjerë, duke pasur parasysh numrin e madh të baktereve të pranishme në feçet e qenit.

LEXO EDHE:

Back to top button