Gjobiten 178 vozitës në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 178 vozitës në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 178 gjoba, nga të cilat 61 për tejkalim të shpejtësisë, 12 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, katër për parakalim të paligjshëm.

Nga MPB informojnë se janë shqiptuar edhe tre gjoba për vozitje më gjendje të dehur, tre sanksione për kalim në të kuqe në semaforë.

“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button