Gjobiten 89 vozitës në Lagjen e Draçevës

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.03.2021) ka vazhduar me aksionet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në Lagjen e Draçevës ka sanksionuar 89 vozitës të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit, dhe atë 17 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba për vozitje në gjendje të dehur. Janë shqiptuar edhe 11 gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe katër të tjera për përdorim të telefonit celular.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh gjë që do të kontribuonte në rritjen e sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button