Seanca gjyqësore për rastin “Talir”, shtyhet për më 19 mars

Seanca gjyqësorë për rastin “Talir”, që ka të bëj me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, shtyhet për më 19 mars, për shkak se në seancën e sotme nuk ishte prezent përfaqësuesi i partisë politike të VMRO-DPMNE-së, për të cilin gjyqi njoftoi se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.

“Gjykata konstaton se për shkak të mungesës së përfaqësuesit të partisë politike VMRO-DPMNE-së, seanca është shtyrë disa herë dhe për këtë i tërheqim vërejtjen. Gjykata e obligon përfaqësuesin që t’i mbuloj harxhimet për këtë seancë gjyqësore”, deklaroi gjykatësi Osman Shabani.

Rastin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Lençe Ristevska.

LEXO EDHE:

Back to top button