Gjokoviç: Nuk vaksinohem, jam gati të humbas edhe “US Open”

Sot nis gara në turneun Grand Slam të “Uimbëldonit” në tenis, por ish-numri 1 në botë, serbi Novak Gjokoviç, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Ai ka folur Grand Slamin tjetër, atë të “US Open”, që zhvillohet në Nju Jork, pas dy muajsh. Tenisti serb, që këtë vit humbi “Australian Open”, pasi është i pavaksinuar. Ai u shpreh se do të vazhdojë të qëndrojë i tillë dhe nuk tërhiqet nga ky pozicion dhe se është gati të heqë dorë nga “US Open”.
“Sot për sot, duke parë rregullat që janë në fuqi në Amerikë, nuk më lejohet të udhëtoj aty. Dua të shkloj e të luaj, por për momentin kjo është e pamundur.
Kjo më motivon që të paraqitem sa më mirë këtu në Uimbëlldon, si shansi i vetëm për të fituar një Grand Slam këtë vit. Unë s’kam ndërmend të vaksinohem, shpresoj që qeveria amerikane të ndryshojë ligjet, pasi unë s’ndryshoj mendje”, ka thënë tenisti serb.
Kundërshtari i tij i parë në Uimbëlldon është koreani Sunvon Kvon, aktualisht tenisti i 81-të në botë.