Një fotomontazh e Lillardit, ndez rrjetet sociale në NBA

Fotoja e Demian Lillardit bashkë me Kevin Durant, të dy me fanellën e Portland, ka trazuar ujërat pak ditë para se të nisë merkato. Natyrisht një fotomontazh, por fakti që Durant është i veshur me fanellën e Portland nuk është një rastësi. Ai luan me Bruklin Nets, por ndoshta aventura e tij me këtë ekip ka mbërritur në fund.

Lillard e Durant kanë luajtur së bashku në kombëtare, ku fituan medaljen e artë në “Tokio 2020”. Ndoshta ata do të jenë sërish së bashku sezonin e ri 2022-2023 me Portland, duke parë që situata te Bruklini nuk është e mirë.

Pak ditë më parë edhe Kajrie Irving u përfol se do të largohet e ndoshta tani është radha e Kevin Durant. Ndërkohë që, në mesin e sezonit të kaluar u largua edhe James Harden, trioja e mrekullive që pritej t’i jepte titullin kampion, por që zhgënjeu.

Sipas mediave amerikane, Durant po monitoron situatën mes Irving dhe Bruklin e më pas do të veprojë edhe ai. Ai ka mundësinë të ushtrojë “player options” ose të bëhet “free agent” këtë verë, çka do t’i jepte mundësi të ndryshojë skuadër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button