PSZH vjen me ofertë tjetër për Shkrinar, reagon Interi

Skuadra e PSZH-së, po këmbëngul për transferimin e mbrojtësit të nënkampionit të Italisë, Milan Shkriniar, por po has në rezistencën e Interit.

Sipas të përditshmes italiane,  ”Gazzetta dello Sport”, skuadra franceze ka bërë një tjetër ofertë mjaft joshëse. Në tavolinë janë vendosur 60 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Julian Draksler. Mirëpo menjëherë Interi e ka refuzuar edhe këtë propozim.

Klubi italian është i qartë dhe do vetëm para për të rregulluar bilancin. Andaj sipas mediave në Itali, PSZH duhet të ofrojë 70 milionë euro për të realizuar këtë lëvizje në merkato, kur ka marë tani pëlqimin e Shkrinarit, ndryshe duhet të shoh opsionet e tjera. / abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button