Juventusi, gati të ndez merkaton verore me blerjen e parë

Fakti që “Zonja e Vjetër” e ka pëlqyer Zaniolo prej disa kohësh, sigurisht që nuk është mister, por këtë herë drejtuesit e Juves, e kanë rritur konkretisht presionin ndaj djaloshit në fjalë. Në negociatat me Romën, që e vlerëson Nikolo Zaniolon në rreth 50 milionë euro, është shfaqur emri i brazilianite Artur. Braziliani është karta që “bardhezinjtë” mund të luajnë për t’i bindur kryeqytetasit la lëshojnë Zaniolo, edhe pse operacioni nuk duket aspak i thjeshtë.

Çështja “Zaniolo-Juve”, duhet theksuar, është e shkëputur nga bisedimet e klubit të Anjelli me Anhel Di Maria. Një pistë më vete kjo, që do të thotë se ardhja e njërit nuk do të përjashtonte blerjen e tjetrit. Dhe meqë ra fjala, ai nuk përjashton drejtime apo zgjidhje të mëtejshme. Kryerja e operacionit me huazim fillimisht, por me detyrimin për ta blerë, ka të bëjë me lojtarin e Romës. Kjo është ideja që po piqet në shtëpinë e Juventusit.

Një ide e çmendur, që do t’i vinte “flakën” merkatos së verës, por siç u përmend, për kostot dhe jo vetëm kaq, është i vështirë për t’u arritur./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button