Gjorçev: Me Zaevin dhe Filipçen, Maqedonia jeton nga lëmosha

Dështim dhe mossukses për shëndetin e popullit. Kështu VMRO DPMNE e komenton faktin që në vend ende nuk ka nisur vaksinimi kundër Covid- 19. Opozita pohon se asnjë vend nuk ka raste të vdekjes për kokë banori sikur Maqedonia dhe kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe të bartin përgjegjësi. Në ndërkohë, donacionin e sotëm të vaksinave nga Serbia e quajtën lëmoshë. Nga LSDM thonë se në ditën kur vendi i pranon vaksinat e para, VMRO vazhdon të sillet në mënyrë destruktive. Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe të papjekur, gjashtë herën humbasin në zgjedhje dhe ende do të qëndrojnë në opozitë- thuhet në njoftimin e LSDM-së.

- Advertisment -

“Me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen, Maqedonia është e dënuar të jetojë dhe të varet nga ndihmat humanitare dhe lëmosha nga Serbia. Serbia për çdo ditë vaksinon nga 30,000 persona. Vetëm në Vranje, dje janë vaksinuar një mirë persona. Kjo flet për shkallën e fiaskos që po na ndodh, ndërsa vetëm 7-8 vjet më parë Serbia ishte vendi që mësonte për investimet dhe ekonominë nga Maqedonia. Maqedonia ka dështuar plotësisht, ka më pak të vaksinuar në botë ndërsa ka më shumë vdekje nga koronavirusi”, tha Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button