Gjuajti me armë ndaj gruas dhe kërcënoi vajzat e tij, ndalohet një person në Shkup
Gjuajti me armë ndaj gruas dhe kërcënoi vajzat e tij, ndalohet një person në Shkup
Policia ka arrestuar një 55-vjeçar nga Shkupi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari B.S. më 1 mars, pas një përleshjeje në shtëpinë e tij në lagjen Kisella Vodë, ka shtënë me armë, ndërsa plumbi ka përfunduar në dritare. Më pas ai e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 24-vjeçare dhe ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe motrës së saj 18-vjeçare. Pas disa ditësh, i dyshuari e ka përsëritur veprën kur përsëri me pistoletë i është kërcënuar bashkëshortes, por është penguar nga vajzat e tij që ta përdorë armën. Ndërkohë në një rast tjetër policia ka arrestuar një 54 vjeçar nga një fshat në Komunën e Sarajit për shkak se në gjendje të dehur ka sulmuar vajzën e tij 15 vjeçare. Ndërkohë në rajonin e Shkupit është arrestuar edhe një 25 vjeçar për shkak të sulmit fizik dhe kërcënimeve ndaj një 22 vjeçare. Dhuna ishte denoncuar që në 23 shkurt të këtij viti. /Alsat.mk








