Megjithatë, rregulli këtu është që duhet të keni kujdes se çfarë dëshironi, sepse shkencëtarët danezë kanë përcaktuar se nëse flini më shumë se nëntë orë dhe jeni diabetik, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tuaj.
Ky studim danez përfshiu 400 subjekte të cilët ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2 në tre vitet e fundit. Qëllimi i studimit ishte përcaktimi i marrëdhënies midis kohëzgjatjes së gjumit dhe rreziqeve shëndetësore.
Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: grupi i parë flinte më pak se shtatë orë, i dyti kishte një gjumë optimal prej shtatë deri në nëntë orë dhe i treti flinte më shumë se nëntë orë.
Gjatë 10 ditëve të kërkimit, shkencëtarët kërkuan shenja të dëmtimit mikrovaskular, domethënë dëmtim të enëve të vogla të gjakut, të cilat mund të çojnë në probleme serioze si humbja e shikimit dhe dobësimi i funksionit të veshkave.
Ky dëmtim u gjet në 38 për qind të njerëzve që flinin më pak se shtatë orë, në 31 për qind të njerëzve që flinin shumë gjatë, ndërsa në grupin optimal përqindja ishte vetëm 18.
Statistikat tregojnë se te personat që flinin më pak se shtatë orë, rreziku i sëmundjeve mikrovaskulare ishte 2.6 herë më i lartë në krahasim me grupin optimal, ndërsa tek ata që flinin më shumë se nëntë orë rreziku ishte 2.3 herë më i lartë.
Me kalimin e moshës, shifrat përkeqësohen edhe më shumë – domethënë, te njerëzit mbi 62 vjeç, gjumi i shkurtër rrit rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme deri në 5.7 herë në krahasim me njerëzit që flenë nga shtatë deri në nëntë orë.
Studiuesit, të cilët do të paraqesin gjetjet e tyre në takimin e Shoqatës Evropiane të Diabetit në Madrid, theksojnë rëndësinë e fokusimit në kohëzgjatjen e gjumit.
Dëmtimi mikrovaskular është i lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2, duke përfshirë nefropatinë dhe retinopatinë.
Rreth 20 për qind e njerëzve me diabet do të zhvillojnë nefropati diabetike, e cila mund të çojë në sëmundje të veshkave – kjo shpesh kërkon transplantim ose dializë.
Nefropatia mund të çojë në një rritje të presionit të gjakut, si dhe një rrezik në rritje të sulmit në zemër dhe goditje në tru.
Retinopatia çon në përkeqësim gradual të shikimit, shikim të paqartë dhe dhimbje të syve, raporton The Sun.








