Gjumi më shumë se 9 orë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

Mungesa e gjumit është një nga problemet kryesore me të cilat përballen njerëzit sot. Mirëpo, për të kundërtën, pra hipersomnia, flitet rrallë. Ndodh kur njeriu fle shumë dhe kjo ndikon në organizmin e tij.

– Nuk rekomandohet të flini për një kohë të gjatë. Të flesh më shumë se 9 orë ka pasoja të dëmshme për shëndetin sepse çon në shqetësim të gjumit i cili është po aq negativ sa mungesa e gjumit – shpjegon mjeku Cesar Carbayo.

Në rastin e depresionit, një nga simptomat me të cilat përballen njerëzit është hipersomnia, pra gjumi i shpeshtë dhe i gjatë. Gjumi i gjatë mund të çojë në diabet.

Fjetja më e gjatë se 9 orë rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbipeshës dhe çrregullimeve të organeve të tretjes.

LEXO EDHE:

Back to top button