“Gjykata e popullit” nis gjykimin e Putinit

“Gjykata e popullit” nis gjykimin e Putinit

Një “gjykatë e popullit” nxori në gjyq presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, mbi akuzat për pushtimin e tij në Ukrainë, në një lëvizje simbolike për ta plotësuar “hendekun e llogaridhënies” në mungesë të një gjykate ndërkombëtare me mandat për ta bërë një gjë të tillë. Gjykata nuk ka fuqi ligjore, por prokurorët thanë se do të paraqesin prova se Putini kreu krimin e agresionit duke urdhëruar pushtimin gati një vit më parë. “Ky është një krim që kërkon përgjegjësi”, tha Drew White, një avokat kanadez që vepron si një nga prokurorët e gjykatës. Përderisa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një hetim për krimet e kryera në Ukrainë, ajo nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht liderët e Rusisë për agresion.

Megjithatë, presioni ndërkombëtar është në rritje për krijimin e një gjykate speciale për ta ndjekur penalisht këtë krim. Legjislatura e Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë në janar duke i bërë thirrje bllokut 27-vendesh që të punojë “në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare … për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”. Holanda, shtëpia e disa gjykatave ndërkombëtare, ka ofruar ta strehojë edhe këtë gjykatë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button