Kanalet e Venecias, niveli i ujit ka rënë deri në 70 cm

Kanalet e Venecias, niveli i ujit ka rënë deri në 70 cm

Një zbaticë e frikshme ka zbrazur ujin në kanalet e Venecias. Gondolat e famshme kanë mbetur në baltë duke krijuar një imazh të papritur për mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë qytetin e veçantë italian. Largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës, të cilët i përdorin kanalet për të lëvizur me varka. Zbatica ka nxjerr në pah edhe themelet e lashta të ndërtesave, ndërsa shumë peshq kanë ngordhur. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se niveli i ujit ka rënë deri në 70 centimetra. “Kanë kaluar gati 15 vite nga një zbaticë e tillë”, tha Alvise Papa nga qendra e Parashikimit të Baticave.

LEXO EDHE:

Back to top button