Gjykata ndaloi shitjen e Topit të Artë kontrovers të Maradonës

Gjykata e Apelit në Versajë ka vendosur të ndalojë ankandin e Topit të Artë të vjedhur të fituar në vitin 1986 nga futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona.

Konkretisht, gjykata pranoi ankesën e dy vajzave të Maradonës, të cilat pretendojnë se Topi i Artë është pronë e familjes së futbollistit të ndjerë dhe se nuk mund të shitet në ankand.

Ai fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, ku udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror. Pothuajse të gjitha ndeshjet e tij në atë kampionat ishin legjendare, sidomos ndeshja kundër Anglisë ku njërin gol e shënoi me “dorën e Zotit” dhe tjetrin duke e nisur nga gjysma e tij dhe duke dribluar gjysmën e Anglisë.

Kujtojmë se Maradona vdiq në vitin 2020 dhe trashëgimtarët e tij pretendojnë se Topi i Artë është vjedhur dhe pretendojnë se pronari aktual nuk ka të drejtë ta shesë atë. Ndryshe rreth atij trofeu qarkulluan spekulime të ndryshme dhe thuhej se Maradona e ka humbur duke luajtur poker ose se e ka shitur për të paguar borxhet.

Thuhej gjithashtu se Maradona e mbante atë në një bankë në Napoli, e cila u grabit në vitin 1989 nga kriminelët vendas, ndërsa ai luante për Napolin, dhe trashëgimtarët e tij besojnë se trofeu ishte vjedhur nga banka.

LEXO EDHE:

Back to top button