Gjykata Penale pranon ankesën e ish-drejtorit të Doganave, paraburgimi zëvendësohet me arrest shtëpie
Gjykata Penale ka pranuar ankesën e ish drejtorit te Doganave që mbi bazën e garancisë prej 55 mijë eurove masa e kujdesit paraburgim të zëvendësohet me arrest shtëpie. Vendimi i këshillit penal u bë i ditur pasditen e sotme. Bogoev dyshohet bashkë me ish ndihmesin e tij dhe dy persona të tjerë kanë kurdisur një tender për higjienën e terminaleve doganore. Nga kurdisja Bogoev dyshohet se ka përfituar 1800 euro./Alsat.mk.









